Aktualitet

FOTOLAJM/ Qytetarët pankartë falenderuese mjekëve tek Infektivi: Krenarë për punën tuaj

13 Mars 2020, 12:37 Nga DOSJA
FOTOLAJM/ Qytetarët pankartë falenderuese mjekëve tek Infektivi:

TIRANË– Mjekët janë në frontin e parë të luftës dhe po përballen me pacientet të cilët rezultojnë të prekur nga koronavirusi. Sot Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë dhe Urdhri i Infermierëve kanë vendosur një pankartë duke falenderuar të gjithë ata doktorë që po u shërbejnë pacientëve në Infektiv.

“Mjekë dhe infermierë, ndihemi krenarë për punën tuaj në këto ditë pandemike. Faleminderit për ç’ka bëni”, lexohet në pankartën që qëndron në hyrje të spitalit.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 masat për koronavirusin ne shqiperi mjeket e infektivit masat kunder covid 19 masat për koronavirusin ne shqiperi mjeket e infektivit

Sondazh

Poll