Aktualitet

DETAJE/ 66-vjeçari i infektuar mori pjesë në ditëlindjen e nënës së tij, dorëzon tek mjekët listën e pjesëmarrësve

13 Mars 2020, 12:19 Nga DOSJA
DETAJE/ 66-vjeçari i infektuar mori pjesë në ditëlindjen e

Tiranë– Detaje të reja kanë dalë për 66-vjeçarin nga Fieri të infektuar me koronavirus. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 66-vjeçari ka marrë pjesë në ditëlindjen e nënës së tij, për të cilën ishte organizuar një festë në një lokal në qendër të Patosit. Mësohet se 66-vjeçari ka dorëzuar tek mjekët listën e personave që kanë marrë pjesë në këtë ditëlindje.

Po kështu, të njëjtat burime bëjnë me dije se 66 vjeçari nga Patosi ka qenë në të njëjtin avion me 73 vjeçaren që ndërroi jetë nga Durrësi.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe punës. Po ashtu shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J. V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll