Art&Argëtim

13 Mars 2020, 12:32 Nga DOSJA

TIRANË– Qytetarët janë mbledhur në shtëpi prej koronavirusit, dhe të vetmen mundësi argëtimi kanë internetin, i cili nuk zhgënjen.

Faqe të ndryshme memesh kanë publikuar foto për të argëtuar ndjekësit e tyre gjatë një kohe të vështirë si kjo. Por më të parapëlqyera kanë qënë memet me personazh kryesor, kryeministrin Edi Rama.

Një prej tyre ka ngritur hipotezën nëse audio-mesazhi i kreut të qeverisë i ka dalë edhe paraardhësit të tij, Sali Berisha në mometin kur ai mund të ketë bërë ndonjë telefonatë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale edi rama koronavirusi ne shqiperi sali berisha edi rama koronavirusi ne shqiperi sali berisha

Sondazh

Poll