Aktualitet

“Ju mirëpresim plot shëndet në të ardhmen e afërt”, mbyllet restoranti në Kukës për shkak të koronavirusit (FOTO)

12 Mars 2020, 19:46 Nga DOSJA
“Ju mirëpresim plot shëndet në të ardhmen e

KUKËS– Në të gjithë vendin janë evituar daljet e tepeta dhe levizjet në rrugë, për shkak të koronavirusit. Qeveria lajmëroi mbylljen e lokaleve, palestrave dhe pubeve me qëllim shmangien e grumbullimeve në njerëz. Një restorant në Kukës ka njoftuar mbylljen e restorantit deri në një njoftim të dytë.

Këto masa u bën publike nga kryeministri Edi Rama, i cili sqaroi se nga nesër, do të ndalohet lëvizja me makina private, urbane dhe autobuza në 8 qytete të Shqipërisë. Masat e reja të vendosura nga qeveria, e kthejnë Shqipërinë e Mesme dhe rajonin Verior në një zonë në “shtet-rrethim”, ku të vetmet mjete që do të lejohen do të jenë ato shtetërore, autoambulancat, makinat e bizneseve dhe farmacive, përfshirë ato që transportojnë mallra, makinat e mediave, të gjithë ata që punojnë në administratën shtetërore. I vetmi rregull, sipas njoftimeve që u botuan këtë të enjte në faqen e kryeministrit Edi Rama në Facebook është akreditimi. Këto masa, vijnë pas rëndimit të bilancit me Covid-19 në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

(a.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi lokali kukes mbyllet lokali ne kukes koronavirusi ne shqiperi lokali kukes mbyllet lokali ne kukes

Sondazh

Poll