Sport

70 mln euro gati, Mourinho telefonon Perezin për… pasuesin e Ramosit

12 Mars 2020, 17:11 Nga DOSJA
70 mln euro gati, Mourinho telefonon Perezin për… pasuesin e Ramosit

Trajneri Jose Mourinho po kërkon me ngulm për një qendërmbrojtës. Portugezi e ka kuptuar se Tottenham ka shumë probleme në prapavijë dhe kjo u pa sidomos pas humbjes së fundit me Leipzig-un.

“The Special One” raportohet se ka kontaktuar me presidentin e “Los Blancos”, Florentino Perez, me të cilin ende ruan marrëdhënie të mira. I preferuari i tij është Eder Militao, i cili në Madrid nuk luan titullar. Mbrojtësi pëlqehet shumë nga ish-trajneri i madrilenëve.

Mourinho duket se është gati të paguajë deri në 70 milionë euro për brazilianin. Ky i fundit është transferuar në “Santiago Bernabeu” verën e kaluar si pasues i mundshëm i kapitenit Sergio Ramos, por deri tani nuk ka treguar asgjë me fanellën e bardhë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mourinho real madrid tottenham mourinho real madrid tottenham

Sondazh

Poll

Sport 12 Mars 2020, 16:31

TIRANË- Ish-futbollisti i Dinamos, Namik Jareci, është ndarë sot nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ai ka qenë edhe gjyqtar futbolli, pasuar nga i biri ...