Aktualitet

Frika nga virusi, kontabilistët kërkojnë shtyrje të afateve për dorëzimin e deklaratave dhe bilanceve. Ministria e Financa

12 Mars 2020, 06:20 Nga DOSJA
Frika nga virusi, kontabilistët kërkojnë shtyrje të afateve

Shqipëri– Situata emergjente e krijuar nga frika për përhapjen e epidemisë, pritet të sjellë zbatim të masave lehtësuese për biznesin nga Ministria e Financave.

Në kuadër të masave mbrojtëse nga koronavirus,  Ministria e Financave mund të anulojë vendosjen e gjobave dhe kamatëvonesave për vonesat në deklarim.

Ministria e Financave zbatoi këtë masë edhe për bizneset e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, sidomos ato për zonën e Durrësit.

Zyrat e kontabilistëve kërkojnë të shtyhen afatet e deklarimit të TVSh-së, të Tatim-Fitimit dhe të bilanceve të biznesit, pasi janë të detyruar të mbledhin dorazi dokumentacionin e kërkuar.

“Për shkak të mbledhjes së dokumentacionit, kontabilistët janë të detyruar të jenë 12 orë në ditë në kontakt me qytetarë, çka sipas tyre rrit rrezikun për shëndetin”, u shprehen përfaqësues të zyrave të kontabilistëve për Monitor.

Për shqetësimin e ngritur nga kontabilistët drejtori i Përgjithshëm i Politikave Fiskale, Niko Lera pohon se nuk do të ketë shtyrje të afateve, pasi dorëzimi i deklaratave dhe bilanceve kryhen online. Ai i këshillon bizneset që dhe pagesat t’i kryejnë online, jo fizikisht në bankë.

Burimet nga tatimet deklaruan se shtyrja e afateve për pagesat e detyrimeve kërkon edhe ndryshime në legjislacion.

Bizneset janë të detyruar të kryejnë më datë 14 pagesën e TVSh-së nëpërmjet bankave, ndërsa kontabilistët duhet të mbledhin dokumentacionin dorazi për plotësimin e bilanceve.

Ndërkohë që po afron dhe 31 marsi, kur duhen dorëzuar online tek tatimet bilancet e vitit 2019. Për këtë arsye muaji mars është më i ngarkuari për kontabilistët të cilët duhet të jenë në kontakt fizik me bizneset me qëllim mbledhjen e dokumentacionit të duhur për hartimin e bilancit.

Drejtoria e Përgjithshme e taksave vendore në Bashkinë e Tiranës deklaroi më herët mbylljen e sporteleve për ofrimin e shërbimeve ndaj biznesit.  Shërbimet për biznesin do të kryhen nëpërmjet zyrave postave dhe adresës elektronike.

Shënohet vdekja e parë nga virusi

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje vdekjen e parë nga koronavirus. Gruaja 73 vjeç u prek nga koronavirusi gjatë një udhëtimi në Bolonja. E moshuara vuante edhe nga probleme të zemrës.

Në vend aktualisht sipas informacionit të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë janë prekur nga koronavirus 12 qytetarë. Prej tyre, 9 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifikuar dhe 3 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Durrës .

Nga Instituti i Shëndetit Publik u kryen ekzaminimet për 159 raste të dyshuara.

Marrë nga Monitor.al

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e financave koronavirusi ne shqiperi ministria e financave

Sondazh

Poll