Ekonomi

Përfundojnë ditët me shi, vjen lajm i mirë për nesër: Del sërish dielli, java do jetë e ngrohtë

8 Mars 2020, 19:29 Nga DOSJA

TIRANË- Pas disa ditëve me shi në Shqipëri do rikthehet sërish dielli. Sipas një njoftimi nga Shërbimi Metreologjik Ushtarak, bëhet me dije se ditën e Hënë do të ketë mot me alternime kthjellime dhe vranësirash me këto të fundit të cilat në momentin e zhvillimit do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale. Ndërkohë më tej shtohet se duke filluar nga dita e Martë priten akoma më shumë orë me diell edhe pse nuk do të mungojnë vranësirat mesatare dhe hera herës deri të dendura.

NJOFTIMI I PLOTË

Përshëndetje nga SH.M.U dhe më poshtë po ju njohim se si priten kushtet meteorologjike për javën që presim përëpara! Pas disa ditëve me shi (të cilat vijojnë lokalisht edhe të Hënnë dhe të Martën) përgatituni për disa ditë me diell, ditë të ngrohta në mesditë dhe ditë festive sic është Dita e Verës. Por më konkretisht le ti shohim ditët një nga një. Dita e Hënë do të ketë mot me alternime kthjellime dhe vranësirash me këto të fundit të cilat në momentin e zhvillimit do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale. Në orët e pasdites në relievet malore të qendrës dhe jugut deri në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra.

Duke filluar nga dita e Martë priten akoma më shumë orë me diell edhe pse nuk do të mungojnë vranësirat mesatare dhe hera herës deri të dendura. Do të ketë edhe reshje shiu të herëpashrshme por lokale dhe në formë pikash. Më tej nga dita e Mërkurë deri të Premten (si dhe të Shtunë deri në orët e drekës) pritet që moti të jetë i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare. Për tu theksuar vetëm janë temperaturat (sidomos të ditës së Enjte dhe asasj të Premte) ku vlerat e mesditës do të na rikthejnë ndjesinë e ditëve të verës!!!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale ditet me diell moti ne shqiperi moti per sot temperaturat e larta ditet me diell moti ne shqiperi moti per sot temperaturat e larta

Sondazh

Poll