Art&Argëtim

Hera e fundit për 2019, në 20 Mars qielli do të ndriçohet nga superhëna e fundit e zezë

19 Mars 2019, 13:09 Nga DOSJA
Hera e fundit për 2019, në 20 Mars qielli do të ndriçohet

Hëna e plotë e marsit, e quajtur ndryshe ‘Hëna e zezë’ do të ndodh në të njëjtën ditë me ekuinoksin pranveror, duke nisur sezonin e ri. Hera e fundit që ekuinoksi pranveror dhe hëna e madhe ndodhën në një ditë ishte në marsin e 1981.

Hëna e plotë e marsit apo hëna e plotë e zezë, janë emra që i janë dhënë hënës që prej lashtësisë, pasi kjo i ndihmonte njerëzit të kuptonin se kur ndryshoheshin stinët, pasi hëna e re e marsit sjell kohën e ngrohtë, dhe çdo ndryshim tjetër në tokë, për të pregatitur çdo bimësi edhe gjallesë për sezonin e ri.

Ardhja e pranverës dhe superhëna e zezë do të përputhen në një asteroid që kalon pranë Tokës, sipas Qendrës së Planeteve. Asteroidi, 2019 EA2, do të jetë larg nga Toka rreth 190.246 kilometra, më afër se hëna, raporton CNN.

Ky asteroid pritet të kaloj pa ndonjë incident më 21 dhe 22 mars.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim hena e plote e marsit hena e plote e zeze superhëna e 20 marsit hena e plote e marsit hena e plote e zeze superhëna e 20 marsit

Sondazh

Poll