Art&Argëtim

‘Idiotë të paditur, nuk dini kujt t’i kërkoni llogari, nuk ka faj Ermali’, revoltohet Olti Curri

19 Mars 2019, 10:20 Nga DOSJA
‘Idiotë të paditur, nuk dini kujt t’i kërkoni

Këto ditë Ermal Mamaqi festoi ditëlindjen e vajzës së tij Sia dhe postoi foto e video nga festa. E sigurisht nuk mund të mungonin komente të tipit: ju festoni, shpenzoni, populli në varfëri.

Duke marrë shkas nga ky koment Olti Curri ka postuar një shkrim lidhur me këtë ‘fenomen’ në mediat online duke përbuzur këtë urrejtje pa shkak të popullit, ndërkohë që duhet të kapen me drejtues të shtetit, me ato që vërtetë kanë në dorë të bëjnë diçka për vendin.

“Nëna e komentuesve idiotë të rrjeteve sociale është gjithmonë shtatzënë.  Populli s’ka bukë të hajë dhe Ermal Mamaqi feston ditëlindjen e vajzës !!?? Po kurrë mos paçin bukë te hanë të gjithë ata idiotë të paditur që kërkojnë t’i zhduket varferia duke protestuar tek faqja e instagramit të një humoristi dhe moderatori. Po si ka mundësi që kjo ndodh vetëm tek fotot e personazheve të njohur televizivë dhe kurrë tek profilet e Edi Ramës edhe gjithë qeverisë që postojnë foto në darka , dreka, udhëtime etj etj. Edhe në qoftë se Ermal Mamaqi paguhet nga tv apo sponsorat, politikanët dhe qeveria paguhen nga leket tona !!! Eshtë normale të protestoni për varfërinë por fillojeni me liderat politikë, pastaj me Kryetarin e Bashkisë, pastaj me Ministren e Mirqenies Sociale etj etj.
Të zhytur në kënetën e mllëfit dhe injorancës, jeni skllevërit e përsosur për çdo klasë politike që është apo do vijë në pushtet, sepse ju nuk dini akoma kujt duhet t’i kërkoni llogari. Me paditurinë tuaj ndizni instiktet sadomazokiste e çdo pushtetari që t’ju shtypë, dhunoje dhe rrjepë akoma më shumë.
Populli s’ka bukë të hajë nga “faji” Ermal Mamaqit, populli s’merr shërbim mjeksor nga “faji” Kejvina Kthjellës, po shumë mire pra, ndërrojmë kanalin edhe populli jeton me të gjitha të mirat me Arbana Osmanin, ah prit se pashë në instagram që edhe ajo paska shkuar në Firence për qejf, ndërkohë që populli nuk siguron dot një abone autobuzi studentësh …”,-shkruan blogeri Olti Curri, në profilin e tij.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ditëlindje ermal mamaqi komente olti curri ditëlindje ermal mamaqi komente olti curri

Sondazh

Poll