Art&Argëtim

Vrau luanin në gjumë, rrjeti ‘shpërthen’ në neveri ndaj gjuetarit që feston për vrasjen që ka bërë (VD)

19 Mars 2019, 11:12 Nga DOSJA
Vrau luanin në gjumë, rrjeti ‘shpërthen’ në

Në mediat sociale është hedhur një video me një gjuetar që godet dhe vret një luan në gjumë dhe pastaj merr urimet mbi vrasjen. Klipi u postua nga llogaria në Twitter @protect_wildlife (mbro jetën e egër), të hënën pa ndonjë detaj identifikues mbi gjuajtësin, apo ku ka ndodhur incidenti, ndërsa dëgjohet që burri thirret me mbiemër, ndoshta, “Zoti Goney” ose “Zoti Gooney”.

“Ky “gjuetar” afrohet vjedhurazi tek një luan që fle dhe e vret atë!
Sa i guximshëm, sa sportiv – sa …”, shkruhej në përshkrimin e videos, duke shkaktuar mijëra përgjigje me zemërim për spektaklin.

Video e momentit kur gjuetari vret luanin në gjumë

Një nga komentet shkruante: “Jetoj për të derdhur ujë të nxehtë mbi të ndërsa ai fle dhe ta shoh duke ulëritur në agoni – ajo ishte e tmerrshme të shihej”.

Njerëzit në mediat sociale kërkuan identifikimin e gjuetarit. Në një vlerësim aktual për gjuetinë e ligjshme dhe të paligjshme, luanët mund të zhduken fare deri në 2050, sipas Fondacionit Afrikan për Jetën e Egër.

Në video shihet që gjuetari, gjuan më armë dhe e zgjon luanin, që përkul shpinën me dhimbje dhe shikon përreth nga erdhi sulmi.

Përpara se luani ta kuptojë nga erdhi sulmi, gjuetari shtin për herë të dytë dhe të tretë. Personi që e drejton gjuajtësin i thotë: Ok ok, mos gjuaj më”.

Guida pastaj i tund dorën gjuajtësit dhe thotë, “Ai ishtë një luan shumë i mirë”. “një luan shumë i mirë”,i thotë përsëri ndërsa qesh dhe i rreh shpatullat.

Klipi pastaj pritet tek guida që e shtyp luanin me fundin e pushkëspër t’u siguruar që është i vdekur, duke thënë përsëri “një luan shumë i mirë,” ndërsa tund dorën e gjuajtësit edhe një herë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete viraledosja vritet luani ne gjume viraledosja vritet luani ne gjume

Sondazh

Poll