Art&Argëtim

Sherri mes Encës dhe Trejsit/ Përfshihet Uindi dhe ofendon rëndë Trejsin(VD)

19 Mars 2019, 08:58 Nga DOSJA
Sherri mes Encës dhe Trejsit/ Përfshihet Uindi dhe ofendon

Para disa ditësh e gjithë media rozë u mbush me lajmin e një sherri mes Encës dhe Trejsi Sejdinit, pasi kjo e fundit e kishte ofenduar rëndë në emisionin e Roza Latit “Why Not?”. Sigurisht që Enca nuk mund ta linte me aq dhe postoi një video në Instagram ku i bënte diss Trejsit.

Pas videos së postuar nga Enca, Trejsi gjithashtu iu përgjigj me një këngë të Nicky Minaj, duke e rënduar dhe më tej situatën. Megjithatë Enca  u duk, sikur e la me aq, por jo! Çeshtja paska marrë përmasa më të mëdha!

Motra e Encës ka hapur para disa kohësh një kanal në YouTube ku poston video të ndryshme. Ajo ka zgjedhur që t’i kthejë përgjigje Trejsit me anë të një kënge freestyle, në të cilën ka tekste të shkëputura edhe nga Enca edhe nga shprehjet që vetë Trejsi ka thënë në emisionin e Roza Latit: “Ta priftë prifti”.

Uindi ka postuar në kanalin Youtube këngën dhe fton të gjithë ndjekësit e saj që ta dëgjojnë. Madje në video ka postuar edhe teksitn e këngës.

“Respekti, dashuria, zgjuarsia dhe standartet nuk munesh ti mi ble zemër as me lekt e natës….Po don fam ti? Don mu kap ti? Ben si njish ti, sikur drift ti, ene ty shpirti ‘ta priftë prifti’. Trëndafilat janë të kuq, violetat janë blu, ti je një k*rvë, të gjithë të urrejnë ty”,-është një pjesë e shkëputur nga teksti i këngës së Uindit.

Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm që të presim diss-in e radhës, nga bukuroshja Trejsi Sejdini. Me siguri me një këngë freestyle dhe ajo, pasi e ka talent repin!

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz enca trejsi sejdini uindi video enca trejsi sejdini uindi video

Sondazh

Poll