Bota

Shembet në Kinë hoteli që përdorej si karantinë për të infektuarit nga koronavirusi, shpëtohen 34 persona, nën të mbet

7 Mars 2020, 14:40 Nga DOSJA
Shembet në Kinë hoteli që përdorej si karantinë

KINË– Një hotel që përdorej si karantinë për të infektuarit nga koronavirusi në Kinën Lindore është shembur në orën 07:30 të pasdites së sotme (me orën lokale) duke zënë poshtë rreth 70 persona. Ngjarja ndodhi në rrethin Licheng të Quanzhou, provincën Fujian të Kinës Lindore. Sipas China Daily, në orën 21:55 (sipas orës lokale) u nxorrën nga rrënoja 34 persona të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa nën to janë ende 36 të tjerë.

Hoteli Xinjia u përdor si karantinë për të izoluar njerëzit që kishin kontakte të ngushta me pacientë të infektuar. Autoritetet lokale kanë filluar kërkimin për të nxjerrë nga rrënojat edhe personat e tjerë që kanë mbetur poshtë tyre, ndërkohë që një dëshmitar është shprehur se shembja mund të ketë ardhur si pasojë e një shpërthimi. “Mu duk si shpërthim. Ishte një zhurmë e fortë dhe kur dola në ballkon pashë që e gjithë ndërtesa ishte shembur. Shumë njerëz vraponin,”– mësohet të jetë shprehur Ëu, sipas China Daily.

Videot e publikuara nga të njëjtat media, tregojnë rrënojat e hotelit të shmebur dhe ekipet e shpëtimit të cilët janë në kërkim të personave të mbetura poshtë tyre.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota fujian hoteli xinjia kine licheng quanzhou shembet hoteli ne kine fujian hoteli xinjia kine licheng quanzhou shembet hoteli ne kine

Sondazh

Poll