Aktualitet

E goditi burri me bishtin e sëpatës pas koke/ 42-vjeçarja në gjendje të rëndë në spital, flet vajza: Do t’i nënshtroh

7 Mars 2020, 11:00 Nga DOSJA
E goditi burri me bishtin e sëpatës pas koke/ 42-vjeçarja

Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Durrës, ku Artan Hasa dhunoi  barbarisht gruan e tij, Elida Hasa. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gruaja ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ku do t’i nështrohet një operacioni. Për këtë ngjarje ka folur edhe vajza e çiftit e cila ka deklaruar se kërkesa për divors ishte arsyeja e sherrit të djeshëm

“Divorci i nënës, kjo ishte arsyeja e sherrit mes prindërve.  Nëna ka hapur procedurat e divorcit. Nëna do t’i nështrohet një operacioni pasdite”, është shprehur ajo.

Mbrëmjen e djeshme në Durrës , Artan Hasa goditi me bishtin e sëpatës pas kokës gruan e tij dhe menjëherë ajo humbi ndjenjat. Pas ngjarjes, 50-vjeçari mendoi se 42-vjeçarja ndërroi jetë dhe tentoi të vetëvarej, por u shpëtua në kohë nga policia. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë ka qenë kërkesa e gruas për divorc. Autori  është arrestuar nga Policia.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burri dhunon gruan në durrës burri dhunon gruan në durrës

Sondazh

Poll