Aktualitet

Koronavirusi/ Silva Bino: Nuk ka asnjë person të infektuar në Shqipëri(VD)

7 Mars 2020, 10:28 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Silva Bino: Nuk ka asnjë person të infektuar në

Tiranë- Silva Bino, shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, ka deklaruar ditën e sotme se nuk ka asnjë person të infektuar në Shqipëri me koronavirus.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar edhe 5 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP të cilat kanë rezultuar negative, pra kemi 58 raste negative. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID 19. Ne kemi zgjeruar edhe përkufizimin e rastit dhe po testojmë jo vetëm raste që kanë shenja respiratore dhe histori udhëtimi, por edhe raste të cilat kanë shenja të sëmundjes së rëndë respiratore akute që kërkojnë hospitalizim dhe që nuk kanë një shkak tjetër që të shpjegojë këtë sëmundje. Rastet e testuara i përkasin kryesisht Tiranës 60% e rasteve, Shkodrës, Durrësit, Fierit, Lezhës dhe Vlorës. “, u shpreh ajo.

Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3,449 viktima dhe 102,242 njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar 57,624 persona. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia. Në shtetin fqinj numri i viktimave ka shkuar në 197, ndërsa të prekur rreth 4 mijë njerës. Po kështu, vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi silva bino koronavirusi ne shqiperi silva bino

Sondazh

Poll