Aktualitet

Foto dhe video nga vendi ku u vra menaxheri i VIP-ave që akuzohej për dy vrasje

18 Mars 2019, 22:05 Nga DOSJA
Foto dhe video nga vendi ku u vra menaxheri i VIP-ave që akuzohej për

TIRANË– Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak më parë në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi”, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbi jetën Jurgen Kurti, Dosja.al ka siguruar pamjet e para nga vendi i ngjerjes.

Sipas të dhënave paraprake thuhet se viktima është Jurgen Kurti.

Jurgen Kurti është akuzuar për vrasjen e babait, dhe të një personi në Durrës, por ishte ende i lirë.

Edhe policia ka dhënë detajet e para zyrtare, sipas të cilave thuhet: “Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve”

Jurgen Kurti, i njohur si menaxheri i VIP-ave në Tiranë, akuzohej për dy vrasje, por ishte ende i lirë. Ai akuzohej për vrasjen e babait, si dhe të një personi në Durrës.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jurgen kurti vrasja e jurgen kurtit vritet menaxheri i vip-ave jurgen kurti vrasja e jurgen kurtit vritet menaxheri i vip-ave

Sondazh

Poll