Aktualitet

U ekzekutua te dera e shtëpisë, kush është Jurgen Kurti, u akuzua se vrau babain 3 vite më parë

18 Mars 2019, 22:12 Nga DOSJA
U ekzekutua te dera e shtëpisë, kush është Jurgen Kurti, u

TIRANË– Kryeqyteti tronditet nga një tjetër vrasje e rëndë. Mbrëmjen e sotme u ekzekutua rreth orës 22:00, 26-vjeçari Jurgen Kurti. Ai ishte duke shkuar në shtëpi kur disa persona kanë zbritur nga një automjet tip Benz dhe e kanë qëlluar disa herë në errësirë duke e lënë të vdekur. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu ka vdekur në vend ndërkohë që autorët janë larguar menjëherë. I riu nga Tirana, i njohur si menaxher i VIP-ave njihet si një person i skeduar nga Policia e Shtetit.

Vrasja në vitin 2016

Jurgen Kurti u bë i njohur për publikun në vitin 2016 kur vrau babain e tij, Artur Kurti në 4 prill. Pas një sherri në familje mes dy prindërve, Jurgeni 23-vjeccar vrau babain, ndërkohë që shpëtoi nga burgu pasi fajin e mori dajua i tij, Leonard Ristani.

Dhunimi i tregtarit në Durrës

Një vit më vonë, në vitin 2014, Jurgen Kurti u përfshi në një tjetër vrasje. Ai u arrestua nga policia, po në muajin prill pasi u përfshi ne dhunimin e një tregtari, Agim Arapi i cili përfundoi i vdekur pas rrahjeve makabre.

Menaxheri i VIP-ave

Para se të arrestohej për vrasjen e babait, Kurti njihej në Tiranë si menaxher i VIP-ve. Ai solli në Tiranë reperin Rick Ross. I riu kishte në pronësinë e tij mbi 10 biznese, ndërkohë që spikat jeta luksoze me makina të shtrenjta dhe gjithnjë i rrethuar nga femra të bukura.

(F.G/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunimi i agim arapit vrasja e artur kurtit vrasja e jurgen kurtit dhunimi i agim arapit vrasja e artur kurtit vrasja e jurgen kurtit

Sondazh

Poll