Aktualitet

Vrasje në mes të Tiranës, humb jetën Jurgen Kurti, menaxheri i VIP-ave (DETAJE)

18 Mars 2019, 21:37 Nga DOSJA

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të stadiumit “Dinamo”, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një person.

Nga të shtënat ka humbur jetën, Jurgen Kurti, i njohur ndryshe si menaxheri i VIP-ave në Tiranë. (Lexo këtu)

Jurgen Kurti është akuzuar për vrasjen e babait, dhe të një personi në Durrës, por ishte ende i lirë. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Jurgen Kurti ka qenë duke ikur në këmbë në shtëpi, kur është qëlluar me breshëri nga një makinë në lëvizje, në afërsi të shtëpisë së tij. 

Kurti sapo kishte zbritur nga makina e tij dhe po kalonte trotuarin për t’u ngjitur në banesë kur ndaj tij u qëllua duke e lënë vdekur në vend. Autorët duket se e kishin ndjekur duke kontrolluar të gjitha lëvizjet dhe në fund i bënë pritë poshtë banesës duke e vrarë.

Po ashtu bëhet e ditur se janë sekuestruar të gjitha pamjet nga biznest rreth e rrotull për të identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjes, si dhe janë ngritur disa postblloqe.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se autorët dyshohet të kenë qenë dy persona të maskuar. 

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vrasja e jurgen kurtit vrasja e jurgen kurtit

Sondazh

Poll