Turku Selami Simsek letër nga burgu autoriteteve shqiptare: Më rrezikohet jeta, mos më dërgoni në atdhe
6 Mars 2020, 19:33Nga DOSJA
TIRANË- Selami Simsek, shtetasi turk i arrestuar dhe dënuar në Shqipëri me 18 muaj për akuzën “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, i druhet frikës se ektradimit në Turqi. Simsek, që njihet dhe si mbështet i Fetullah Gylen, kundër shtar i Presidentit Erdogan, nga burgu nëpërmjet avokatit të tij i ka dërguar një letër të gjatë Drejtorisë së Migracionit dhe Kufirit. Në letrën e tij, Simsek kërkon që të mos dëbohet në Turqi, por të fitojë të drejtën e azilit, pasi nëse kthehet në atdhe i rrezikohet jeta.
Sipas kësaj kërkesë së të dënuarit, prej Janar 2020 ai ka paraqitur një kërkesë për azil pasi sipas tij ai përndiqet nga shteti turk dhe i rrezikohet jeta. Ai tashmë ndodhet në proces gjyqësor për të kërkuar pafajësi, por kërkon që pasi të mbarojë gjyqi të vijojë qëndrimin në Shqipëri.
Avokati i Selami Simsek mbyll këtë letër duke paralajmëruar se me përfundimin e paraburgimit dhe dënimit në rast të deportimit apo largimit të klientit të tij drejt Turqisë pa u shprehur Gjykata e Apelit, ai do të kallëzoj penalisht zyrtarët që do e marrin këtë akt ndaj Simsek për shpërdorim detyre. Shtetasi Selami Simsek u arrestua më 8 korrik 2019, pasi kërkonte që të largohej drejt Kanadasë me dokumente false nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Atij ju sekuestrua pasaporta false dhe bashkë me shokun e tij Harun Çelik përfunduan në burg.
Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk ishte në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në korrik 2019 në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar. Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Në fillim të janarit pas përfundimit të dënimit ai u ekstraduar në Turqi, edhe pse kishte kërkuar azil.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJERMANI- Policia gjermane në bashkëpunim me homologët e tyre në Norvegji kanë shkatërruar një grup kriminal të trafikonte drogë. Sipas një njoftimi nga Eurojus...
GREQi– Një 48 vjeçar shqiptar i cili jetonte në arrati prej 17 vitesh, është arrestuar ditën e nga policia greke. Sipas mediave vendase ai ishte arratisu...
TIRANË– Një grua rreth moshës 50-vjeç është nisur drejt QSUT për egzaminime pasi dyhsohet se është e infektuar me coronavirus. Sipas burimeve bëhet...
Aktualitet 6 Mars 2020, 18:25
ITALI– Koronavirusi po përhapet në të gjithë botën, por deri tani Shqipëria, edhe pse është e rrethuar nga vende që COVID 19 është përhapur me përmasa të mëdha ...
SHKODËR– 892 mijë paketa cigare janë sekuestruar në Pikën e kalimit Kufitar të Hanit të Hotit. Sipas njoftimit zyrtar, strukturat doganore kanë ushtruar nj...
ITALI-Oficerët e policisë italiane kanë arrestuar 32-vjeçarin shqiptar, mëngjesin e 3 marsit teksa flinte në një banesë në periferi të Milanos, mëngjesi...
TIRANË- Gazetari Arsen Rusta ka publikuar sot në Facebook, një dokument ku janë kushtet e një prokurimi publik për zgjedhjen e një dhome hoteli për një del...
Aktualitet 6 Mars 2020, 16:50
TIRANË– Blogerja Zhaklin Lekatari ka nisur një fushatë kundër dhunës ndaj grave. Nën hashtagun ‘harram qumshtin e nënës’, Lekatari ka lajmëruar se më datë ...
TIRANË- Na tregoni cili është profesioni juaj dhe çfarë pune bëni?” Kështu e nis policia e kryeqytetit seancën e pyetjeve ndaj njërit prej studentëv...