Aktualitet

Trafikonin heroinë e kokainë në Gjermani e Norvegji, operacioni ndërkombëtar shkatërron grupin e shqiptarëve

6 Mars 2020, 19:10 Nga DOSJA
Trafikonin heroinë e kokainë në Gjermani e Norvegji, operacioni

GJERMANI- Policia gjermane në bashkëpunim me homologët e tyre në Norvegji kanë shkatërruar një grup kriminal të trafikonte drogë. Sipas një njoftimi nga Eurojust, bëhet me dije se grupi kriminal trafikonte drogë në këto dy vende.

Në përfundim të aksionit ranë në pranga pesë të dyshuar, tre në Gjermani dhe dy në Norvegji. Gjatë hetimeve, 27 kilogramë heroinë dhe një kilogram kokainë u gjetën në një makinë në rrugën për në Norvegji.

Hetimet filluan verën e vitit të kaluar dhe treguan se një rrjet kriminal shqiptar po trafikonte drogë nga Gjermania në Norvegji. Në bashkëpunim të ngushtë midis autoriteteve dhe me mbështetje nga Zyrat Ndërlidhëse Gjermane dhe Norvegjeze në Europol, filloi një operacion i fshehtë, i cili çoi në arrestime dhe sekuestrim droge.

Eurojust ka koordinuar hetimet dhe veprimet midis dy vendeve, me përfshirjen e tavolinës gjermane dhe Prokurorit të Ndërlidhjes Norvegjeze në Agjenci.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet droga e shqiptareve ne gjermani eurojust grupi i trafikanteve shqiptare shqiptaret ne norvegji droga e shqiptareve ne gjermani eurojust grupi i trafikanteve shqiptare shqiptaret ne norvegji

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Mars 2020, 18:25

ITALI– Koronavirusi po përhapet në të gjithë botën, por deri tani Shqipëria, edhe pse është e rrethuar nga vende që COVID 19 është përhapur me përmasa të mëdha ...

Aktualitet 6 Mars 2020, 16:50

TIRANË– Blogerja Zhaklin Lekatari ka nisur një fushatë kundër dhunës ndaj grave. Nën hashtagun ‘harram qumshtin e nënës’, Lekatari ka lajmëruar se më datë ...