Politike

Propozimi i Bashës për ‘Parlament me 2 dhoma’, përplas PD-në me PS-në. Bardhi replikon me Gjiknurin për Reformën Zgje

6 Mars 2020, 17:12 Nga DOSJA
Propozimi i Bashës për ‘Parlament me 2 dhoma’,

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi të zhvilluar gjatë ditës së sotme ka dalë me disa propozime të reja për Reformën Zgjedhore. Në takimin me të rinjtë, Basha është shprehur se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim radikal të sistemit zgjedhor dhe propozoi që Parlamenti të ishte me 2 dhoma. Për kreun e opozitës Senati duhet të ketë 40 anëtarë dhe dhoma tjetër me 100 anëtarë, ku do kontrollojnë njëra-tjetrën.

Por me këto propozime nuk ka qenë dakord, Damian Gjiknuri, i cili në një reagim në Facebook është shprehur se qëndrimet e PD-së janë të ndryshme nga ato që Basha ka bërë publike sot. Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, shkruan se propozimi i kreut të PD për parlamentin me 2 dhoma është bërë që në 1998 dhe nuk janë pranuar. “Mbetemi në pritje të propozimeve zyrtare të Partisë Demokratike mbi administratën zgjedhore dhe sistemin zgjedhor, për të cilin sikurse është rënë dakord, duke qenë se prek dhe Kushtetutën mund të kërkojë më shumë kohë edhe përtej 15 Marsit”, u shpreh deputeti i PS.

Nga ana tjetër si një përgjigje për Gjiknurin ka ardhur një reagim nga Gazment Bardhi, i cili shkruan në Facebook, se maxhoranca shqetësohet se opozita kërkon forcimin e demokracisë dhe dënimin e atyre që shesin e blejnë votën. “Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Rilindja, janë të VETMIT që nuk duan Reformë të vërtetë Zgjedhore. Ato janë të qartë se me zgjedhje të lira dhe të ndershme, të pandikuara nga “çunat problematikë” apo paratë e krimit dhe korrupsionit, sot do të ishin prapa hekurave dhe jo në qeverisje apo tryeza”, shton më tej Sekretari i Përgjithshëm i PD.

Nga ana tjetër Këshilli Politik, ku merr pjesë maxhoranca, opozita dhe opozita jashtëparlamentare, po vijon punën për dakordësimin e draftit të Reformës Zgjedhore dhe mbledhja e radhës do zhvillohet të hënën në orën 10:00. Palët deri tani kanë arritur që të dakordësoshen në parim në disa pika dhe mbeten vetëm teknikalitetet për tu diskutuar.

TRYEZA E ZGJEDHORES

Më 14 janar opozita dhe maxhoranca arritën në një konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza e parë e palëve për Reformën Zgjedhore themeloi dhe Këshillin Politik, që përbëhet nga Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. 4 anëtarët e Këshillit Politik janë mbledhur disa herë, ku kanë miratuar dhe një kalendar për punën e tyre që do zgjasë deri më 15 mars, ditë kur duhet votuar dhe Reforma Zgjedhore. Këshilli Politik, bashkë me ekspertët brenda dhe jashtë partive si dhe me ndihmën e OSBE-ODIHR do të diskutojnë dhe do gjejnë zgjidhje për 13 tema, përfshirë këtu edhe dekriminalizimin dhe burimet e financimit e partive si dhe identifikimin, votimin dhe numërimin elektronik.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri gazment bardhi lulzim basha parlament me dy dhoma propozimet e bashes per zgjedhoren damian gjiknuri gazment bardhi lulzim basha parlament me dy dhoma propozimet e bashes per zgjedhoren

Sondazh

Poll

Politike 6 Mars 2020, 15:56

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku shihet se si kryeministri Edi Rama premton rritjen e rrogës minimale, me vlera të ndryshme,...