Politike

3400 banesa në Tiranë do ndërtohen për 8.7 mld lekë/ Ministri Ahmetaj: Javën që vjen hapet gara, njoftime edhe në “Fin

6 Mars 2020, 10:50 Nga DOSJA
3400 banesa në Tiranë do ndërtohen për 8.7 mld lekë/

TIRANË– Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, në një deklaratë për shtyp, ka bërë me dije se javën që vjen do të hapet gara për ndërtimin e 3400 shtëpive në Bashkinë e Tiranës.

Ahmetaj tha se fondi i ndarë është 8.7 miliardë lekë, dhe se për kompanitë ndërkombëtare që do të marrin pjesë në garë, do vendosen njoftime edhe në revistën “Financial Times”.

“Gati të nisim nga puna për rindërtimin e 3400 shtëpive. Qeveria ka kaluar vendimin për kalimin e buxhetit, i cili do t’i kalojë të dyja njësive zbatuese: Fondit të Zhvillimit dhe Bashkisë Tiranë. Fondi prej  8.7 miliardë lekësh përballohet nga buxheti. Janë 2500 shtëpi që do ndërtohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit,me tipologji 1 +1; 1+2;1+3, ndërsa pjesa tjetër nga Bashkia, e cila do të marrë 2.2 miliardë lekë. Fondet e mbetura do t’i rikthehen në Fondin për Rindërtim. Javën që vjen shpallet gara ndërkombëtare për ndërtimin e banesave. Do ketë njoftime edhe në Financial Times,”– ka thënë ministri. 

Ndër të tjera ai ka shtuar se brenda këtij viti, të gjithë të prekurit nga tërmeti do të vendosen në banesat e tyre të reja, aty ku edhe do të presin ndërrimin e viteve. 

Shqipëria ka mbledhur 1.15 miliardë euro grante dhe hua nga Konferenca e Donatorëve, fond i cili do të përdoret për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. I gjithë procesi do të monitorohet nga vetë kryeministri Edi Rama dhe vetë Ahmetaj. Të dy kanë bërë me dije se në garën për rindërtimin e banesave do të pranohen vetëm kompanitë ndërkombëtare.

(k.m./dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj bashkia tirane komiteti per rinderimin rindertimi i banesave te tirane tirane arben ahmetaj bashkia tirane komiteti per rinderimin rindertimi i banesave te tirane tirane

Sondazh

Poll