Politike

Shtyhet tryeza për Reformën Zgjedhore, PD kërkon më shumë kohë për çështjen e administratës

  • Ndryshimet në sistemin zgjedhor, zbardhen 4 propozimet e grupit "Demokrat"
  • Shtyhet mbledhja për tryezën e Reformës Zgjedhore. Me këtë shtyrje i është dhënë më shumë kohë përfaqësuesve të opozitës joparlamentare që të shtrojnë propozimet e saj, sa i përket çështjes së administratës.
    Featured image of article: Shtyhet tryeza për Reformën Zgjedhore, PD kërkon më shumë kohë për çështjen e administratës Tryeza për reformën zgjedhore

    TIRANË– Tryeza për reformën zgjedhore, e cila ishte parashikuar se do të zhvillohej ditën e sotme është shtyrë për të hënën. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se mbledhja është shtyrë me kërkesë të Partisë Demokratike.

    Sipas dakordësisë së fundit, tryeza e radhës do të zhvillohet të hënën në orën 10:00 por me të njëjtin rend dite dhe të njëjtat diskutime. Me këtë shtyrje i është dhënë më shumë kohë përfaqësuesve të opozitës joparlamentare që të shtrojnë propozimet e saj, sa i përket çështjes së administratës.

    Ndërkohë në mbledhjen e fundit të tryezës zgjedhore janë diskutuar propozimet për financimin e partive politike. 

    TRYEZA E ZGJEDHORES

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Më 14 janar opozita dhe maxhoranca arritën në një konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare.

    Tryeza e parë e palëve për Reformën Zgjedhore themeloi dhe Këshillin Politik, që përbëhet nga Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. 4 anëtarët e Këshillit Politik janë mbledhur disa herë, ku kanë miratuar dhe një kalendar për punën e tyre që do zgjasë deri më 15 mars, ditë kur duhet votuar dhe Reforma Zgjedhore.

    Këshilli Politik, bashkë me ekspertët brenda dhe jashtë partive si dhe me ndihmën e OSBE-ODIHR do të diskutojnë dhe do gjejnë zgjidhje për 13 tema, përfshirë këtu edhe dekriminalizimin dhe burimet e financimit, si dhe sistemin zgjedhor.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment