Politike

Rama shkon në shkollën profesionale “Gjergj Canco”, u ofron punë studentëve: Na duheni për ‘Rindërtimin’, do iu ja

6 Mars 2020, 10:22 Nga DOSJA
Rama shkon në shkollën profesionale “Gjergj Canco”, u

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vizituar godinën e re të shkollës profesionale, Teknologji Informacioni dhe Elektro-Teknikë “Gjergj Canco”, ku edhe marrin mësim në profilin profesional 834 nxënës.

Gjatë vizitës së tij në shkollë, kryeministri u shpreh se 300 nxënës nga profesionalet e ndërtimit do të punojnë për “Rindërtimin” e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Rama u tha nxënësve se për disa muaj do të jenë të punësuar dhe se qeveria do t’u japë një rrogë të mirë për punën që do të bëjnë.

“Përgatituni se do iu thërrasim. Do ju japim një rrogë të mirë aty. Disa muaj, shkollë dhe punë, punë dhe shkollë, kështu do jeni për pak kohë. Edhe ne na ndihmoni shumë se s’kemi punonjës të kualifikuar, edhe ju e shënoni si eksperiencë,”- u tha kreu i qeverisë.

Shqipëria ka mbledhur 1.15 miliardë euro grante dhe hua nga Konferenca e Donatorëve, fond i cili do të përdoret për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. I gjithë procesi do të monitorohet nga vetë kryeministri Edi Rama dhe ministri i emëruar pas tragjedisë, ai i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne shkollen “gjergj canco” komiteti per rinderimin shkolla “gjergj canco” edi rama edi rama ne shkollen “gjergj canco” komiteti per rinderimin shkolla “gjergj canco”

Sondazh

Poll