Politike

Letra në Bruksel/ Meta i përgjigjet Ramës: S’e çova për të bllokuar integrimin, por të sqaroj kush ka faj. Ruçi të vendosë, o me shtetin, ose me mafiozët

  • Rama ‘i ashpër’ me Metën: Krizë e turpshme, u provokua nga Reforma në Drejtësi!
  • Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama lidhur me letrën që i dërgoi kreut të KE-së, Oliver Varhelyi. Meta tha se letra nuk ishte për të "minuar" rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Gjithashtu kreu i shtetit parashikoi se as kësaj here nuk do të çeleshin negociatat për Shqipërinë.
    Featured image of article: Letra në Bruksel/ Meta i përgjigjet Ramës: S’e çova për të bllokuar integrimin, por të sqaroj kush ka faj. Ruçi të vendosë, o me shtetin, ose me mafiozët Ilir Meta

    TIRANË- Presidenti Ilir Meta, në një konferencë urgjente për shtyp, ka rilexuar disa herë letrën që i ka dërguar në Bruksel, kreut të KE-së, Oliver Varhelyi. Letër, e cila sipas Ramës është dërguar për të ‘minuar’ rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

    Në fjalën e tij, Meta u shpreh se qëllimi i dërgimit të letrës së tij në Bruksel nuk ka qenë vështirësimi i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së, por sqarimi i gjithë ‘ngërçit’ në vend. Meta thekson se në letër nuk ka përdorur fjalët e tij, por pikërisht ato të Komisionit të Venecias.

    Gjatë konferencës për shtyp, kreu i shtetit i dërgoi gjithashtu edhe një mesazh kryeparlamantarit Gramoz Ruçi, duke i kërkuar që Kuvendi të zgjedhë në anën e kujt do të qëndrojë. Ishte ky i fundit, i cili e ftoi Metën në Kuvend për të sqaruar ngërçin politik.

    Meta bëri edhe një parashikim. I pyetur nga një gazetare, ai u shpreh se edhe kësaj here e sheh të zymtë të ardhmen e Shqipërisë drejt integrimit në BE, kjo sipas tij për shkak të skandaleve që ka shkaktuar maxhoranca.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Në fund, presidenti i Republikës rikujtoi edhe njëherë se 15 marsi ishte afati i fundit për maxhorancën që të kalonte në Kuvend Reformën Elektorale, ndryshe ai do të firmoste dekretin për shpërndarje.

    Ditën e djeshme presidenti Meta publikoi vetë letrën që i kishte çuar Varhelyi-t, të cilin e paralajmëronte për thellimin e krizës politike duke theksuar se Shqipëria po kalonte një situatë të vështirë. Në letër binte në sy edhe data e dërgimit, e cila është pikërisht një ditë pas manifestimit të organizuar nga Meta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërsa kreu i qeverisë, Edi Rama tha se kjo ishte hera e parë, që nga krijimi i BE-së, që një president i dërgon letër Europës për të penguar integrimin e vendit të tij.

    (a.m, k.m/dosja.al)

    • 13:01

      Meta i përgjigjet Ruçit: Kuvendi të vendosë nëse është me shtetin apo mafiozët. Të hetojë Gjonajn

      Presidenti Ilir Meta po zhvillon një konferencë për shtyp për të sqaruar, lidhur me letrën që i ka dërguar në Bruksel, kreut të KE-së. I pyetur se nëse letra mund të ndikojë në hapjen e negociatave, kreu is shtetit tha se ka bërë çdo gjë që Shqipëria mos të rrijë një minutë pa Gjykatë Kushtetuese. Meta fajësoi maxhorancën për situatën e krijuar, duke e akuzuar se do të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese. Më tej, presidenti Meta iu drejtua kreparlamentarit Gramoz Ruçi, duke i bërë thirrje të qëndrojë me shtetin ose me mafiozët siç i quan ai.

      PYETJE: A druheni se letra juaj mund të ketë ndikim në hapjen e negociatave? Herën e shkuar thatë që nuk do hapeshin negociatat, po kësaj here ç’do ndodhë?

      ILIR META: A i druhem unë të vërtetës që kam 3 vjet që po e them? Kam bërë çdo gjë që Shqipëria mos të rrijë një minutë pa Gjykatë Kushtetuese. Situatën e ka shkaktuar maxhoranca. Tani do të kapë edhe GJK. Ajo është e të gjithë shqiptarëve. Nuk ka më arbitër kështu. A e thirrën vetë Komisionin e Venecias? Këto i ka shkruar Venecia. A e thirrën këta Venecian, pse nuk e pritën? Ligjin e kishin miratuar që më parë. A është ky vullnet për çeljen e negociatave? Jo, ka vetëm interes për pushtet absolult. Kisha vetëm një kusht për Zonjën e Bilalit para se të bënim koalicionin, vetëm që të votonte ligjet në Kuvend.  Doli më pas afera më e madhe, ajo që ministrja e Drejtësisë urdhëron për të rrëmbyer anëtarin e GJK-së.

      PYETJE: Maxhoranca ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të reflektojë, do t’i qëndroni premtimit tuaj?

      ILIR META: Po dëgjoja Ruçin lidhur me këtë çështje. Kam vetëm një pyetje, pse duhet të krijohet gjithë kjo situatë kur presidenti i ka kërkuar bashkëpunim, të mos shkelim Kushtetutën dhe nuk kam marrë asnjë lloj përgjigjeje. Kuvendi duhet të zgjedhjë në anën e kujt do të pozicionohet.

    • 13:01

      Meta: Letrën nuk e çova të bllokoj integrimin, por të sqaroj KE

      Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës me gazetarët tha se letrën nuk e dërgoi që të bllokojë integrimin e Shqipërisë, por që të sqarojë KE, lidhur me Gjykatën Kushtetuese. Kreu i shtetit deklaroi se do të qëndrojë i palëkundur në ripërtëritjen e GjK.

      “Jo vetëm dje por edhe sot pas rrjedhjes nga qeveria në një televizion në vendin tonë ku bëhej publike letra për zgjerimin, e cila gjoja ishte kundër negociatave. E anonçoi spektakolari TAO TAO dhe iu bë jehonë nga gruaja e Bilalit.Unë kam qenë transparent se kam informuar delegacionet e BE për këtë proces. Kjo maxhorancë ka miratuar në Kuvend një ligj anti-kushtetues, pa e pritur vendimin e Venecias. Mazhoranca ka spekualuar se ka pasur mbështetje nga BE. Unë kam dërguar kërkesë për këtë. I vetmi që më ktheu përgjigje ishte EURALIUS. “I dashur komisioner, unë besoj se KE duhet të ketë si qëllim të tij interesat më të mira për Shqipërinë. Unë do të qëndroj i palëkundur në ripërtëritjen e Gjykatës Kushtetuese. Pres me padurim të takohem me ju komisioner” Letrën nuk e çova të bllokoj integrimin, por të sqaroj KE”, u shpreh Meta.

    Shto Koment