Politike

Letra në Bruksel/ Meta i përgjigjet Ramës: S’e çova për të bllokuar integrimin, por të sqaroj kush ka faj. Ruçi të ve

6 Mars 2020, 10:09 Nga DOSJA
Letra në Bruksel/ Meta i përgjigjet Ramës: S’e çova

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, në një konferencë urgjente për shtyp, ka rilexuar disa herë letrën që i ka dërguar në Bruksel, kreut të KE-së, Oliver Varhelyi. Letër, e cila sipas Ramës është dërguar për të ‘minuar’ rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij, Meta u shpreh se qëllimi i dërgimit të letrës së tij në Bruksel nuk ka qenë vështirësimi i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së, por sqarimi i gjithë ‘ngërçit’ në vend. Meta thekson se në letër nuk ka përdorur fjalët e tij, por pikërisht ato të Komisionit të Venecias.

Gjatë konferencës për shtyp, kreu i shtetit i dërgoi gjithashtu edhe një mesazh kryeparlamantarit Gramoz Ruçi, duke i kërkuar që Kuvendi të zgjedhë në anën e kujt do të qëndrojë. Ishte ky i fundit, i cili e ftoi Metën në Kuvend për të sqaruar ngërçin politik.

Meta bëri edhe një parashikim. I pyetur nga një gazetare, ai u shpreh se edhe kësaj here e sheh të zymtë të ardhmen e Shqipërisë drejt integrimit në BE, kjo sipas tij për shkak të skandaleve që ka shkaktuar maxhoranca.

Në fund, presidenti i Republikës rikujtoi edhe njëherë se 15 marsi ishte afati i fundit për maxhorancën që të kalonte në Kuvend Reformën Elektorale, ndryshe ai do të firmoste dekretin për shpërndarje.

Ditën e djeshme presidenti Meta publikoi vetë letrën që i kishte çuar Varhelyi-t, të cilin e paralajmëronte për thellimin e krizës politike duke theksuar se Shqipëria po kalonte një situatë të vështirë. Në letër binte në sy edhe data e dërgimit, e cila është pikërisht një ditë pas manifestimit të organizuar nga Meta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërsa kreu i qeverisë, Edi Rama tha se kjo ishte hera e parë, që nga krijimi i BE-së, që një president i dërgon letër Europës për të penguar integrimin e vendit të tij.

(a.m, k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama meta leter brukselit tedi blushi edi rama meta leter brukselit tedi blushi

Sondazh

Poll