Politike

PS i shtrin dorën Metës, Lleshaj bën ofertën e papritur: 1 muaj armëpushim!

5 Mars 2020, 21:51 Nga DOSJA
PS i shtrin dorën Metës, Lleshaj bën ofertën e papritur: 1

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ka shtrirë dorën Ilir Metës që të bëj një muaj armëpushim dhe të mos ketë akuza dhe kundër akuza. Ftesa e Lleshaj ishte një thirrje publike e bërë në emisionin “Real Story”, ku tha se jemi në kohën që Presidenti dhe Qeveria duhet ta lënë luftën politike për hir të së ardhmes Europiane.

Duhet një armëpushim, një muaj. Jo për hir të qeverisë, por për hir të Shqipërisë. Jemi përballë një vendimi të rëndësishëm për integrimit. Armëpushim. Jo paqe…Kjo do të ishte minimumi që do i kërkohet Presidentit. Lëreni Europën të qetë që të shohi dhe të marrë një vendim. Kjo nuk pranohet. Kur merr në konsideratë se përse po bëhet diskutimi, bëhet për një dekret që si ka prekur asnjë kompetencë Presidentit”, u shpreh Lleshaj.

Tre ditë më parë Ilir Meta zhvilloi manifestimin dhe tha që është nisja për shpartallimin e grushtit të shtetit. Në tubimin e 2 marsit, Meta firmosi para sovranit dekretin e tij të parë për rrëzimin e marrjes së kompetencave të Presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke i dhënë kohë maxhorancës deri më 15 mars për të kaluar ligjin për Reformën Elektorale.  Ndryshe sipas Metës, ai do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike armepushim ftesa e ps per meten ilir meta sander lleshaj armepushim ftesa e ps per meten ilir meta sander lleshaj

Sondazh

Poll

Politike 5 Mars 2020, 19:14

TIRANË– Biseda miqësore dhe debate të “nxehta”…Fotografi i Kuvendit, Agim Rama ka shkrepur disa poza interesante nga seanca e sotme e Kuvendit.Jashtë sallë...