Aktualitet

Aksidenti në Kuçovë/ Makina tërhoqi zvarrë për disa metra 41-vjeçarin, shoferi tentoi të largohej, por u kap nga Policia

6 Mars 2020, 06:36 Nga DOSJA
Aksidenti në Kuçovë/ Makina tërhoqi zvarrë për

Kuçovë- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Kuçovë-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur “Meteor”, ku si pasojë ka humbur jetën një 41-vjeçar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se viktima është Altin Domi, i cili u përplas dhe u tërhoq zvarrë nga mjeti tip “Benz” me targa “BR 6446 A”, që drejtohej nga Rubin Dautaj.

Pas aksidentit të rëndë drejtuesi i mjetit, Rubin Dautaj u largua nga vendngjarja, por u kap nga Policia pak minuta më vonë, rreth 8 km larg vendngjarjes, në afërsi të fshatit Moravë. 32-vjeçari e kishte lënë në rrugë mjetin, për shkak të dëmtimit që kishte pësuar pas aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20.00 në aksin rrugor Ura Vajgurore – Kuçovë, në vendin e quajtur “Meteor”, shtetasi R.D  duke drejtuar  i mjetit e tij tip benz, ka goditur me pasojë vdekjen shtetasin A.D, 40 vjeç banues ne fshatin Tapi, Kuçovë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i rëndë në kuçovë altin domi rubin dautaj aksident i rëndë në kuçovë altin domi rubin dautaj

Sondazh

Poll