Aktualitet

Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve në Belgjikë, transportonin klandestinë drejt Anglisë, arrestohen 7 shqiptarë

4 Mars 2020, 07:42 Nga DOSJA
Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve në Belgjikë,

Belgjikë- Policia belge ka arrestuar në Bruksel një grup shqiptarësh që kryenin transportin e klandestinëve (shumica shqiptarë) nga Belgjika në Britaninë e Madhe. Mediet vendase raportojnë se janë arrestuar 7 shqiptarë, mes tyre 2 persona u arrestuan me akuzën e trafikut të drogës. Gjatë operacionit, hetuesit zbuluan kokainë, një peshore dhe një makinë llogaritëse. Po kështu, në Britaninë e Madhe u arrestua koka i bandës dhe 5 anëtarë të tjerë.

Sipas hetuesve belgë klandestinët shqiptarë ishin dërguar nga Shqipëria në Belgjikë, më pas ishin vendosur në hotele në pritje të nisjes së tyre me kamion për në Mbretërinë e Bashkuar. Udhëzimet për transportin e klandestinëve vinin nga Mbretëria e Bashkuar, ku edhe qëndronte kreu i bandës.

Burimi: en24.news

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 7 shqiptarë në belgjikë shkatërrohet rrjeti i trafikantëve në belgjikë arrestohen 7 shqiptarë në belgjikë shkatërrohet rrjeti i trafikantëve në belgjikë

Sondazh

Poll