Aktualitet

Vettingu/ Ishte pjesë e trupës që mund të kthente në burg Endrit Doklen, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin, Andi Civici

4 Mars 2020, 08:06 Nga DOSJA
Vettingu/ Ishte pjesë e trupës që mund të kthente në

Tiranë- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e gjykatës së Apelit në Tiranë, Andi Civici pasi ka konstatuar probleme në pasurinë e tij. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në sallë gjatë dhënies së vendimit.  Andi Civici ishte pjesë e trupës gjykuese që do të shqyrtojë vendimin e Gjykatës së Krujës, që i dha lirinë Endrit Dokles, numrit 2 të bandës së Durrësit. Dy gjyqtarët e tjerë janë  Genti Shala dhe Shkëlqim Mustafa.

Problemet e pasurinë: 

Trupa gjykuese që dha vendimin për Civicin drejtohej nga Roland Ilia, relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtare Xhensila Pine, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs. Sipas trupës gjukuese Sanxhaktari tha se Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kishte konstatuar deklarim të pasaktë dhe mungesë të burimeve të ligjshme për gjyqtarin Andi Civici. Në seancën dëgjimore, të zhvilluar të hënën, KPK konstatoi se huatë e marra nga vjehrri dhe daja i bashkëshortes, të përdorura si burim për blerjen e një apartamenti nuk dokumentohen.

“Vjehrri dhe vjehrra kanë pasur vlera të konsiderueshme në bankë deri në vitin 2012. Por nga analiza financiare për të ardhurat e tyre, nuk është vërtetuar me dokumente ligjore pagesa e tatimeve e për pasojë nuk mund të ketë burime të ligjshme,” tha relatorja Samarxhi në seancën dëgjimore.

Po kështu sipas KPK-së, nuk është provuar fitimi i të ardhurave nga aktiviteti tregtar edhe nga ana e dajës së bashkëshortes.

“Subjektit i ka kaluar barra e provës për burimet e ligjshme të vjehrrit dhe dajës së bashkëshortes lidhur me vlerat monetare që i kanë dhënë hua dhe shpjegimet e tij do të vlerësohen para marrjes së vendimit përfundimtar,” tha Sanxhaktari. Gjyqtari Civici ngriti pikëpyetje mbi paanshmërinë e procesit dhe kërkoi çeljen e hetimit për dy kriteret e tjera.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi civici kpk shkarkon andi civicin andi civici kpk shkarkon andi civicin

Sondazh

Poll