Aktualitet

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje, del nga shtrati lumi Ishëm, nën ujë disa fshatra në Fushë-Krujë, rrëshqitje dhera

4 Mars 2020, 07:58 Nga DOSJA
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje, del nga shtrati lumi Ishëm,

Shqipëri- Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje masive dherash. Në fshatin Murrash të Librazhdit ka pasur rrëshqitje masive dherash, aq sa gurët kanë përfunduar në rrugën nacionale.

Po kështu përmbytje ka pasur edhe në zonën e Fushë-Krujës, përkatësisht në fshatrat Murqinë, Mallkuç dhe Likmet. Përmbytjet janë shkaktuar pas daljes nga shtrati të lumit Ishëm, por edhe se nuk janë të pastruar kanalet e kullimit. Ndërkohë, banorët e fshatit janë shprehur për mediet se kjo është një situatë që përsëritet ndër vite dhe asnjë institucion nuk ka ndërhyrë për përmirësimin e kësaj gjendjeje.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lumi ishëm del nga shtrati moti keq në shqipëri lumi ishëm del nga shtrati moti keq në shqipëri

Sondazh

Poll