Art&Argëtim

Plani për Tiranën e vitit 2030 nga arkitekti italian Stefano Boeri, ‘Pylli Vertikal’ (Foto)

18 Mars 2019, 16:29 Nga DOSJA

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, është planifikuar si qyteti i parë që do ndërtohet “Pyllin Vertikal”, në një skemë të dizajnuar nga firma arkitektonike milaneze, Stefano Boeri Architetti.

Duke filluar si pjesë e master planit të ri të zhvillimit të qytetit të përfunduar nga firma 3 vjet më parë, ndërtesa do të rrisë sasinë e gjelbërimit brenda dhe përreth zonës metropolitane.

Pylli vertikal i Tiranës do të përmbajnë 21 kate mbi tokë dhe me 4 më shumë poshtë, të cilat do të jenë të populluara nga 105 apartamente dhe kati i parë i cili do jetë komercial.

Ndërtesa do të jetë e vendosur në qendër të qytetit, në fund të bulevardit historik Dëshmorët e Kombit pranë Sheshit Nënë Tereza, në afërsi të Parkut të Madh të Tiranës

Fytyrë e strukturës do të mbështetet në një ndërtesë ekzistuese, ndërsa tri fasadat e tjera të gjelbra “të hapura si një lule” me mbi 3200 shkurre dhe 145 pemë.

 

 Me një sipërfaqe të përgjithshme prej mbi 550 metrash katrorë , Pyjet Vertikalë do të rrisin biodiversitetin e qytetit dhe do të kontribuojnë në një ekosistem urban të ri.

Fasadat e ndërtesës janë prej qelqi  për të shpërbërë barrierën brenda dhe jashtë dhe për të forcuar lidhjen me natyrën për banorët dhe për të ofruar pamje të qytetit përreth.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete pylli vertikal tirana tirana 2030 pylli vertikal tirana tirana 2030

Sondazh

Poll