Art&Argëtim

‘Gabimi i madh që bëri Xhensila’, revoltohet themeluesja e fondacionit ‘DSA’

18 Mars 2019, 10:40 Nga DOSJA
‘Gabimi i madh që bëri Xhensila’, revoltohet themeluesja e

Pak ditë më parë, bëri bujë komenti që një ndjekës i kishte bërë në rrjete sociale Xhensila Myrtezaj, ku e akuzonte se ajo nuk e nxjerr vajzën në publik sepse e ka me sindromën Down. Aq është dashur që këngëtarja t’i kthehet ashpër, me një koment të gjatë, të mbushur me mallkime e përbuzje.

Shumë personazhe të showbiz-it i dolën në mbrojtje Xhensilës e nuk nguruan të postonin në profilet e tyre duke hedhur vrer mbi komentin, por asnjë nuk u mor me anën tjetër të medaljes.

Xhensila nuk kuptoi që bëri një gabim të madh, kur e quajti një ofendim faktin që fëmija e saj mund të kishte sindromën Down. Shumë prindër kanë fëmijë me këtë sindromë dhe sigurisht që mund të ndjehen të ofenduar.

Themeluesja e fondacionit ‘Down Syndrome Albania’ ka bërë publikisht një kritikë të fortë ndaj Xhensilës. Ja çfarë ka shkruar ajo.

“Heu bre mi Xhensilë! Të mendosh që dhe vijnë e këndojnë për “t’i dhënë zë” kauzës tonë! (Yes yes faji im që çoj ftesa lart e poshtë ke VIP-sat). Komentuesi ka shpifur ndërsa …Xhensilës i ka ik truri vetëm nga mendimi që mund ta kishte gocën “e mangët”… dhe vazhdon me sharje diagnozash për t’i vënë kapak. Shpifjen e dimë çfarë është…po këtij reagimit të Xhensilës si t’ja vëmë emrin? …tamam ju të mediave, pse dreqin nuk bëni si ju kërkon Xhensila?… Na ngrini nervat në pritje të ditës së Verës”,-shkruan kryetarja e fondacionit, Emanuela Pepkola Zaimi.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz down syndrome albania emanuela pepkola zaimi xhensila myrtezaj down syndrome albania emanuela pepkola zaimi xhensila myrtezaj

Sondazh

Poll