Sport

Nuk e grumbulloi për eliminatore, Lenjani sinjalizon me dy asiste Panuccin nga Sion-i

16 Mars 2019, 20:44 Nga DOSJA
Nuk e grumbulloi për eliminatore, Lenjani sinjalizon me dy asiste Panuccin

Nuk përtoi që të shprehet për mungesën e ftesës nga ana e Panuccit për ndeshjet e Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2020-ës dhe menjëherë dha një tjetër përgjigje në fushën e lojës.

Bëhet fjalë për Ermir Lenjanin, i cili ishte si zakonisht titullar në sfidën Sion-Grasshopers, teksa kishte edhe një miniderbi kuqezi mes tij nga njëra anë dhe Arlind Ajetit e Bujar Likës nga krahu tjetër.

Anësori i Kombëtares Shqiptare dha dy asiste në pjesën e parë, që u shndërruan në gola nga futbollistët e Sionit, por kur sfida ishte 2-0 për vendasit, incidentet në shkallët e stadiumit, bënë që takimi të ndërpritej.

Kjo pasi tifozët e Grasshopersit, një skuadër që rrezikon rënien nga Superliga zvicerane, protestuan ashpër, duke hedhur flakadanë të shumtë, gjë që u pasua nga vendimi i arbitrit për të çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ermir lenjani kombetarja shqiptare panucci sion grasshopers ermir lenjani kombetarja shqiptare panucci sion grasshopers

Sondazh

Poll

Sport 16 Mars 2019, 18:17

Skënderbeu triumfon me Kukësin, feston Partizani

Skënderbeu ka marrë një fitore me shumë të madhe përballë Kukësit, duke i mposhtur verilindorët me rezultatin minimal, 1-0. Goli i vetëm u shënua nga Bruno Dita...