Aktualitet

Tritoli pa leje në guroren e Krujës i merr jetën një punëtori, një tjetër rrezikon të humbasë syrin. Shoqërohet në po

1 Mars 2020, 19:54 Nga DOSJA
Tritoli pa leje në guroren e Krujës i merr jetën një

KRUJË– Një punëtor i identifikuar si Asllan Jaupaj ka mbetur i vdekur ndërsa një tjetër, Gani Demnushi ka mbetur i plagosur dhe rrezikon të humbasë njërin sy, pas shpërthimit të një tritoli në një gurore në Nikël, Krujë. Ngjarja ka ndodhur në orën 11:00 të paradites së sotme, ndërsa është bërë publike pasdite nga mediat, gjë pas të cilës reagoi edhe policia.

Burime për Dosja.al kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja e rëdnë ka ndodhur pasi shpërthimi gjatë montimit të minave elektrike është bërë pa marrë një autorizim në autoritetet përkatëse, për të shmangur pagesën. Kjo gjë ka rezultuar fatale për dy nga punëtorët, një prej të cilëve vdiq në vend.

Mësohet se gurorja ku ka ndodhur ngjarja e rëndë është në pronësi të biznesmenit Klemend Murataj, ndërsa administrohej nga prokurori Neritan Jaupaj, i cili është shoqëruar në polici për të dhënë sqarime për ngjarjen. Në polici është shoqëruar edhe një tjetër punëtor që ndodhej i pranishëm.  I plagosuri kishte vetëm dy ditë që ishte punësuar dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës duke marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor. Të paqarta mbeten rrethanat e ngjarjes.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gani demnushi kruje tritol ne guroren e krujes vdes punetori ne kruje gani demnushi kruje tritol ne guroren e krujes vdes punetori ne kruje

Sondazh

Poll