Sport

Real Madrid-Barcelona, publikohen formacionet zyrtare! Ka surpriza te Reali

1 Mars 2020, 19:11 Nga DOSJA
Real Madrid-Barcelona, publikohen formacionet zyrtare! Ka surpriza te Reali

Kryendeshja e kësaj jave në futboll është El Clasico mes Real Madridit dhe Barcelonës. Dy trajnerët, Zinedine Zidane dhe Quique Setien, kanë vendosur për formacionet zyrtare.

Courtois e nis titullar në portë për “Los Blancos”, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Carvajal, Varane, Ramos dhe Marcelo. Casemiro, Toni Kroos dhe Valverde rreshtohen në mesfushë, ndërsa në sulm, Benzema, Vinicius Junior dhe Isco në sulm.

Barcelona përgjigjet me Ter Stegen në portë, ndërsa mbrojtja me katër është e përbërë nga Semedo, Pique, Umtiti dhe Alba. Arthur, Busquets, Vidal dhe De Jong e nisin titullarë në mesfushë, ndërsa sulmi është i frikshëm, me Messin dhe Griezmann.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona formacionet real madrid barcelona formacionet real madrid

Sondazh

Poll