Aktualitet

Marina Fara në “rrjetën” e krimit, e lidhur me trafikant, zbulohet “Alisi” me makinën dëng me hashash, vëlla me bok

29 Shkurt 2020, 21:02 Nga DOSJA
Marina Fara në “rrjetën” e krimit, e lidhur me trafikant,

TIRANË- Dosja.al ka mësuar detaje të reja nga operacioni “Mezhgorani”, ku mbeti i arrestuar botuesi Henri Çili dhe në përgjime doli dhe emri i vajzës së këngëtares Eli Fara, Marina Fara. Një prej personave që ka mbetur i arrestuar është dhe Alis Hysa, vëllai i ish-kampionit të boksit Nelson Hysa, që njihet si një nga të arrestuarit pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.

Marina Fara mësohet se ka lidhje me Adil Hysën dhe Policia ka shkuar dje dhe ka bërë kontroll në banesën e saj, por nuk ka gjetur asgjë që mund të ndihmojë hetimin. Duke u referuar përgjimeve të Prokurosisë mësohet se modelja ka pasur kontakte të shpeshta me Hysin, që është ndaluar për trafikim të lëndëve narkotike.

Mësohet se në përgjime, vajza e këngëtares ka emrin e parë Roxhensa Kapurani, dhe më vonë e ka bërë Marina duke marrë dhe mbiemrin e nënës së saj, këngëtares Eli Fara. Roli i modeles në këtë ngjarje ka të bëjë me ndihmën që ajo i ka ka dhënë Alis Hysës, për t’iu larguar Policisë. Në një rast i arrestuari në makiën e tij po transportonte një sasi droge bashkë me një person tjetër, por kur kanë parë që po ndiqeshin nga Policia kanë braktisur mjetin e janë larguar në këmbë. Më pas ai ka telefonuar të dashurën e tij, e cila ka shkuar dhe i ka marrë me makinë dhe i ka larguar nga zona që po patrullohej nga forcat e rendit.

Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e të enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 35 persona të tjerë. Botuesi akuzohet për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasin e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha. Sot është mësuar se e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi ndihmoi dy nga të ndaluarit t’i shpëtonin policisë. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alis hysa marina fara operacioni mezhgorani alis hysa marina fara operacioni mezhgorani

Sondazh

Poll