Sport

Katër gola për nga një pikë, Kukësi nuk e mposht dot Teutën

29 Shkurt 2020, 18:04 Nga DOSJA
Katër gola për nga një pikë, Kukësi nuk e mposht dot

Spektakël dhe gola. Kështu ishte sot takimi i Teutës dhe Kukësit i mbyllur 2-2 në stadiumin “Niko Dovana”. Në pjesën e parë, gjyqtari Zisi akordoi nga një penallti për secilën skuadër. Kallaku e ktheu në gol në minutën e 22-të, ashtu si Shkurtaj nga fundi i pjesës së parë.

E dyta nisi më mirë për verilindorët, të cilët shënuan edhe golin e avantazhit. Shkurtaj shënoi golin e dytë personal me asist perfekt nga Abazaj.

U mendua se Kukësi sot do të siguronte tri pikët e plota në Durrës, por nuk ishte e shkruar. Kallaku shënoi një gol fantastik me të majtën dhe ndeshja në fund u mbyll me nga një pikë për secilin ekip.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kallaku kukesi niko dovana teuta kallaku kukesi niko dovana teuta

Sondazh

Poll