Aktualitet

Preç Zogaj komenton arrestimin e Çilit: Ngela i shokuar. S’duhet të prangosej, të hetohej në gjendje të lirë

29 Shkurt 2020, 19:01 Nga DOSJA
Preç Zogaj komenton arrestimin e Çilit: Ngela i shokuar.

TIRANË- Analisti Preç Zogaj ka komentuar sot arrestimin e botuesit Henri Çili dhe e cilësoi të nxituar pragosjen e tij. I ftuar sot në emisionin “Kjo Javë”, Zogaj tha se ka ngelur i shokuar nga lajmi për arrestimin e Çilit dhe e quan si një goditje kundër një sipërmarrësi privat.

Çili është sipërmarrës privat, përpos gazetar që nuk ka menaxhuar asnjë qindarkë të fondeve publike. Reforma në drejtësi është konceptuar për fondet publike që ky nuk i ka prekur kurrë me dorë. Ai s’ka prekur asnjë miligram drogë. As në krim nuk është përfshirë”, thotë publicisti.

Më tej ai shtoi se gazetari duhet të ishte hetuar në gjendje të lirë, pasi nuk do shfaqte rrezikshmëri për t’u larguar nga vendi.

Ne jetojmë në një ambient ku kërkohet ndërhyrje. Si mund të bëhet sot ndërhyrje për të ulur dënimin në Gjykatën e Lartë e cila nuk ekziston. Me kë ka folur Çili? Është detyra e policisë që të tregtojë se kush është ky zyrtar. Janë gjithë këto pikëpyetje që tregojnë se është një veprim i nxituar. Nuk bëj avokatin, por duke parë se çfarë ndodh në Shqipëri, ai mund të hetohej në gjendje të lirë”, shtoi më tej Zogaj.

Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e të enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 35 persona të tjerë. Botuesi akuzohet për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasin e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha. Sot është mësuar se e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi ndihmoi dy nga të ndaluarit t’i shpëtonin policisë. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet henri cili henri cili operacion mezhgorani preç zogaj arrestohet henri cili henri cili operacion mezhgorani preç zogaj

Sondazh

Poll