Aktualitet

Koronavirusi tremb ‘Komisionin e Venecias’, anulohet sesioni për shqyrtimin e betimit të Arta Vorpsit

28 Shkurt 2020, 18:35 Nga DOSJA
Koronavirusi tremb ‘Komisionin e Venecias’, anulohet sesioni

TIRANË– ‘Komisioni i Venecias’ ka anuluar sesionin e datës 20 dhe 21 mars që ishte planifikuar për shqyrtimin e betimit të Arta Vorpsit dhe ngërçin kushtetues. Dosja.al ka mësuar se shkak për këtë anulim është bërë koronavirusi.

Delegacioni i Venecias zhvilloi një vizitë dy ditore në Shqipëri në muajin shkurt në lidhje me ngërçin që është hasur në Gjykatën Kushtetuese dhe emërimin e anëtarëve të saj. “Venecia” u takua me Presidentin Ilir Meta, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, anëtarët e Komisionit të Ligjeve, Arta Vorspin nga Gjykata Kushtetuese, Avokatin e Popullit, Lulzim Bashën dhe me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Gjatë takimeve delegacioni i Komisionit të Venecias është njohur me qëndrimet e palëve dhe ka marrë informacion për procedurat e ndjekura prej tyre për çështjen. Tashmë pritet dhënia  e opinionit në mes të muajit mars.

PËRPLASJA PËR KUSHTETUESEN

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komisioni i venecias anulon sesionin koronavirusi ne shqiperi komisioni i venecias anulon sesionin koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll