Aktualitet

‘Nami’ me arrestime, kush është “zyrtari i lartë” që takoi Henri Çili për lirimin e Alikove, pse Prokuroria i fshe

28 Shkurt 2020, 16:58 Nga DOSJA
‘Nami’ me arrestime, kush është “zyrtari i

TIRANË– Botuesi dhe njëkohësisht pronari i Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çili është arrestuar sot nga Policia së bashku me 27 persona të tjerë, pasi akuzohen se ndikuan tek gjyqtarët për të liruar nga burgu dy nga anëtarët e grupit të Lazaratit, të dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

Të gjithë të arrestuarit janë të përfshirë në dosje dhe kanë dijeni të plotë lidhur me veprimet e tyre e shkeljet ligjore që kanë bërë duke tentuar që të ndërhyjnë tek sistemi i gjyqësorit; duke dhënë ryshfet për ndërhyrjen apo më e pakta kanë qenë në dijeni të të gjithë ‘operacionit’ të kryesuar nga Çili e të sponsorizuar nga Adil Aliko.

Por, duke marrë parasysh karrierën e Henri Çilit, ai është njohur vetëm si botues dhe nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë post në sistemin e drejtësisë. Kush ka qenë sekseri që do të ndërhynte tek gjyqtarët për lirimin e dy djemve që qëlluan ndaj efektivëve të RENEA-s në Lazarat? Kush është “zyrtari i lartë” nga Shkodra që do të merrte shpërblimin e Adil Alikos në këmbim të lirimit të dy djemve të tij?

Kur kanë dalë emrat e të gjithë të arrestuarve dhe të përfshirëve në ngjarje, kush është ky `zyrtar i lartë`, të cilin prokuroria dhe policia e mban sekret? Pse mbahet sekret emri i tij dhe përse nuk i janë vënë ende prangat?

Fundja, ai është personi që do të lironte vërtet Arbjonin dhe Albanin se Çili nuk ka në dorë asgjë tjetër veç “fjalës” së mirë. Kur do të publikohet emri i tij dhe a do zbulohet hallka e fundit deri tek gjyqtari i dosjes? A ka kontakte ai me palët e përfshira?  A do të dalë para Vettingut të ‘frikshëm’ për të cilin foli edhe kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të platformës “Anti-Kap Ç’a kapësh?”

Mbetemi ende në pritjen e një përgjigjeje…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet henri cili henri cili arrestohet henri cili henri cili

Sondazh

Poll