Aktualitet

U plagos në këmbë nga Fatmir Kolecaj, komandanti i FNSH së Shkodrës mbërrin në spitalin e Traumës (VD)

27 Shkurt 2020, 19:39 Nga DOSJA
U plagos në këmbë nga Fatmir Kolecaj, komandanti i FNSH së

TIRANË– Mbërrin në Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës, efektivi i policisë që u plagos nga Fatmir Kolecaj, 46-vjeçari që vrau veten sot pas krimit të dyfishtë.

Mësohet se i plagosur ka mbetur Komandati i Njësisë së FNSH në Shkodër, 30-vjeçari me iniciale K.H., i cili ka ardhur për në kryeqytet për të marrë një ndihmë më të specializuar. Komandanti ka mbetur i plagosur pasi efektivët e FNSH-ve e RENEA-t rrethuan banesën e 46-vjeçarit Kolecaj, i cili dy ditë më parë kishte vrarë ish-gruan dhe kunatin e tij. 

Pasi i kishin bërë thirrje për t’u dorëzuar, Kolecaj nuk ishte dorëzuar dhe kishte hapur zjarr ndaj Policisë duke plagosur në këmbë komandatin e njësisë. 

Dy ditë më parë në Rrëshen Fatmir Kolecaj nxorri armë dhe vrau ish-bashkëshorten dhe kunatin, Esmeralda dhe Vladison Filopati, në oborrin e shtëpisë së tyre. Dyshohet se ngjarja ndodhi pas sherrit për 3 fëmijët e çiftit, pasi vikitimat kohët e fundit nuk kanë lënë autorin që t’i shikonte ata. Skena makabre është parë nga e gjithë familja dhe nga banorët e zonës. Pas krimit, Koleci u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia kishte vendosur edhe shpërblim për këdo që jep informacion për autorin.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatmir kolecaj vret veten fatmir kolecaj vriten moter e vella ne mirdite fatmir kolecaj vret veten fatmir kolecaj vriten moter e vella ne mirdite

Sondazh

Poll