Sport

Nipi postoi foto me lojtarin e ‘Tironës’/ Olsi Rama flet për derbin brenda familjes: Gregu tifoz me Tiranën? Nesër do e

27 Shkurt 2020, 16:27 Nga DOSJA
Nipi postoi foto me lojtarin e ‘Tironës’/ Olsi Rama flet

TIRANË- Olsi Rama drejtori i përgjithshëm i Partizanit u ndal te derbi me Tiranën, në konferencën për shtyp Rama foli edhe për nipin e tij, Greg Rama, i cili pas ndeshjes Kukësi-Tirana u shfaq krah Michael Ngo në një nga lokalet e natës në kryeqytet.

I ngacmuar për foton e postuar nga Michael Ngoo me djalin e kryeministrit Edi Rama, Greg, Olsi shprehet se nuk është në dijeni se nipi i tij është tifoz me skuadrën rivale të Partizanit.

“Nuk e di ta ketë shprehur mbështetjen ndaj Tiranës. Greg është sportdashës, ka luajtur basketboll me Tiranën. Ka një të kaluar me Tiranës dhe simpati për atë ekip.
Nuk ka të bëjë me Partizanin. Nëse unë do të jem në një klub me lojtarët e Tiranës, do t’i takoja dhe do t’u uroja suksese. Është brenda normave të shoqërisë. Nesër Gregu do ta shohë ndeshjen, mund të jetë i ulur edhe afër meje dhe po të dojë të bëjë tifozllëk për Tiranën,”-tha Olsi. 

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport greg rama olsi rama greg rama olsi rama

Sondazh

Poll

Sport 27 Shkurt 2020, 11:41

Derbi, Partizani fiton duele, Tirana trofe

TIRANË– Në total, gjatë 73 viteve dy skuadrat janë ndeshur 183 herë ku Partizani kryeson dukshëm më 74 fitore, ndërsa në krahun tjetër Tirana ka dalë me ko...