Sport

5 herë kampione bote/ Maria Sharapova heq dorë nga pasioni i saj, i  thotë “lamtumirë” tenisit në moshën 32-vjeçar

27 Shkurt 2020, 11:02 Nga DOSJA
5 herë kampione bote/ Maria Sharapova heq dorë nga pasioni i saj,

SHBA-Maria Sharapova, tenisja me famë botërore e cila është shpallur pesë herë kampione bote në tenis ka njoftuar se është tërhequr nga  tenisi në moshën 32-vjeçare. Kujtojmë që Maria ka vuajtur nga problemet kronike me shpatullën dhe kjo gjë e ka bërë që të renditet e 373 në listën e tenisit.

Ndër arsyet e shumta kjo është parësorja që e ka shtyrë kampionen e tenisit të heqë dorë përfundimisht nga sporti i saj i preferuar, ku ka thënë se ky ka qenë vendimi më i vështirë në jetën e saj që i është dashur të marrë ndonjëherë.

“Si mund të lësh pas të vetmen jetë që ke njohur? Si mund të ecësh larg fushave ku je stërvitur që kur ke qenë fëmijë, larg lojës që të pëlqen, që të ka sjellë lot dhe gëzime të papërshkrueshme? Një sport ku gjete një familje, së bashku me fansat që të kanë ndjekur për më shumë se 28 vjet?”- është shprehur Maria Sharapova.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll