Sport

Derbi, Partizani fiton duele, Tirana trofe

27 Shkurt 2020, 11:41 Nga DOSJA
Derbi, Partizani fiton duele, Tirana trofe

TIRANË– Në total, gjatë 73 viteve dy skuadrat janë ndeshur 183 herë ku Partizani kryeson dukshëm më 74 fitore, ndërsa në krahun tjetër Tirana ka dalë me kokën lart nga fusha 54 herë.

Sfida e fundit daton në muajin dhjetor të vitit të kaluar ku bardheblutë thyen mallkimin 6 vjeçar pa fitore por nëse ka një statistikë ku ata dominojnë janë trofetë e fituar.

Janë shpallur 24 herë kampionë, pra numërojnë 8 tituj më shumë se rivalët, ndërsa beteja e Kupave është edhe më e ngushtë, pasi Tirana kryeson me 16 përkundrejt 15 të Partizanit.

448 gola në total mes kupës dhe kampionatit të ndarë mes 199 të Tiranës dhe 249 të Partizanit. Dueli i së premtes ndoshta nuk do të ndryshojë drejtimin e historisë së statistikave direkte, por me shumë mundësi atë të çështjes së titullit pasi Tirana ka 6 pikë diferencë 13 javë nga fundi, ky është një stacion i rëndësishëm.

E.Ç/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport derbi partizani fiton duele tirana derbi partizani fiton duele tirana

Sondazh

Poll