Sport

Idriz Batha tregon “sekretet” e derbit: Tirana humbiste prej presionit, një natë para fola me Karabecin dhe Likën se unë

27 Shkurt 2020, 16:10 Nga DOSJA
Idriz Batha tregon “sekretet” e derbit: Tirana humbiste prej

TIRANË- Idriz Batha është lojtari që ka provuar të luajë me dy skuadrat e kryeqytetit, mesfushori ka luajtur me Partizanin, ndërsa tani është në valle për të fituar kampionatin si bardheblu. Në një intervistë të gjatë Batha tregon sekretet e derbit.

Largimi nga Partizani: Ndodh në futboll që largohet një futbollist. Nuk ishte se Partizani nuk donte të më mbante, por nuk gjetëm një marrëveshje. Nuk është hera e parë që një lojtar largohet dhe shkëlqen në një klub tjetër.

Presioni në derbi: Deri para ndeshjes që ne fituam mendoja se te Partizani e përgatisnin më mirë derbin me më shumë qetësi se te Tirana, por pas kësaj kuptova se është vetëm presioni i rezultatit që ndikonte.

Goli i parë në derbi me fanellën e kuqe: Ka qenë në gol i veçantë, pasi penalltinë e fitova unë nga një aksion personal. Ishte goli im i parë në derbi. Për festimet, unë kam dhënë maksimumin në çdo ekip që kam luajtur dhe do vazhdoj ta bëj.

Goli me kokë ndaj Partizanit: Një natë para ndeshjes, me Karabecin me Likën dhe Osmanin, gjatë gjithë kohës iu kam thënë se unë do të jem shqiptari i parë që do shënoj në këtë stadium. Më pëlqen shumë si gol, pasi ishte realizimi i bukur. Aq më tepër që isha dhe pranë tifozëve të Tiranës, ishte kenaqësi të shënoja të tillë gol dhe në atë stadium.

Hoxha, miku rival: Do të kem shumë dëshirë ta surprizoj. Është më shumë se një mik për mua. Është bukur të luash përballë tij, pasi është portier i Kombëtares dhe një nga më të mirët në Shqipëri. Do të ishte bukur ta sfidoja.

(E.Ç/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport idriz batha partizani tirana idriz batha partizani tirana

Sondazh

Poll

Sport 27 Shkurt 2020, 11:41

Derbi, Partizani fiton duele, Tirana trofe

TIRANË– Në total, gjatë 73 viteve dy skuadrat janë ndeshur 183 herë ku Partizani kryeson dukshëm më 74 fitore, ndërsa në krahun tjetër Tirana ka dalë me ko...