Sport

Koronavirusi frikëson përfaqësuesen e Shqipërisë, FSHF ndryshon programin, dy miqësoret nuk do të luhen në Itali

27 Shkurt 2020, 13:49 Nga DOSJA
Koronavirusi frikëson përfaqësuesen e Shqipërisë, FSHF

TIRANË- Koronavirusi ka paralizuar veriun e Italisë ku në vendin fqinj po merren masa të ashpra për të parandaluar përhapjen dhe këtu nuk bën përjashtim as futbolli.

Virusi vdekjeprurës ka frikësuar kombëtaren shqiptare të futbollit, pak javë më parë FSHF kishte zyrtarizuar dy miqësore me Slloveninë dhe San Marinon në vendin fqinj,por me shumë gjasa duke parë situatën, duket e pamundur që kuqezinjtë t’i zhvillojnë këto miqësore në Itali.

Federata Shqiptare e Futbollit është në kontakt të vazhdueshëm me UEFA-n për të gjetur një zgjidhje. Sfida me San Marinon ishte planifikuar për t’u zhvilluar në datën 27 mars në një stadium ende të papërcaktuar ndërsa ajo me Slloveninë 3 ditë më pas në “Friuli” të Udines, një nga zonat e prekura nga epidemia.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport frika nga koronavirusi koronavirusi ne itali miqesoret e kombetares frika nga koronavirusi koronavirusi ne itali miqesoret e kombetares

Sondazh

Poll

Sport 27 Shkurt 2020, 11:41

Derbi, Partizani fiton duele, Tirana trofe

TIRANË– Në total, gjatë 73 viteve dy skuadrat janë ndeshur 183 herë ku Partizani kryeson dukshëm më 74 fitore, ndërsa në krahun tjetër Tirana ka dalë me ko...