Sport

VIDEO/ “Selman Stermasi” foleja e sherreve, derbi i 17 vjeçarëve prodhon dhunë mes tifozëve

26 Shkurt 2020, 16:34 Nga DOSJA
VIDEO/ “Selman Stermasi” foleja e sherreve, derbi i 17

TIRANË- Në “Selman Stermasi” u luajt finalja e Kupës së Shqipërisë mes Partizanit dhe Tiranës për moshat u-17. Si një derbi, edhe në këtë sfidë nuk munguan ngacmimet midis dy tifozerive që kishin mbushur stadiumin.

Derbi i kryeqytetit është i njohur për situatat e konfliktit që krijohen mes tifozëve të Tiranës dhe atyre të Partizanit. Tifozët kanë bërë sherr në fushë me sende të forta dhe tymuese dhe më pas ka ndërhyrë policia.

Asnjë nga grupimet e dy tifozerive nuk ishin të pranishme, por vetëm disa adoleshentë të cilët krenoheshin me ofendime dhe hedhje piroteknike si në një lojë tenisi. Kujtojmë në vitet e kaluara kur Tirana dhe Partizani luanin në “Selman Stermasi” shpesh herë kishte dhunë midis dy tifozerive.

(E.Ç/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport derbi i kryeqytetit kupa e shqiperise sherr mes tifozeve tirana u17 - partizani u17 derbi i kryeqytetit kupa e shqiperise sherr mes tifozeve tirana u17 - partizani u17

Sondazh

Poll