Politike

Rama mbledh Komitetin Kombëtar të Sigurisë: Karantina do ndërtohet në Durrës, s’ka raste të konfirmuara me koronavirus

Video
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Sigurisë. Kreu i qeverisë tha se s’ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Kryeministri u shpreh se është vendosur dhe vendi për karantinë që do jetë shtëpia e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës. Rama sulmoi mediat duke i akuzuar si shpërndarëse të lajmeve të rreme. Ndërsa Manastirliu tha se janë marrë të gjitha masat për të përballuar situatën.
Featured image of article: Rama mbledh Komitetin Kombëtar të Sigurisë: Karantina do ndërtohet në Durrës, s’ka raste të konfirmuara me koronavirus

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Sigurisë, ku kanë marrë pjesë ministrat dhe zyrtarë të tjerë dhe tema e diskutimit lidhej me masat e marra kundër koronavirusit. Në deklaratën e tij, kreu i qeverisë ka bërë me dije se deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri. Ai u shpreh se ky virus është një sfidë globale dhe shtoi se qeveria është e përgatitur të përballojë në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë këtë situatë.

Deri tani nuk kemi asnjë rast të konfirmuar. Janë testuar në ISHP deri sot 17 raste të dyshuara që kanë rezultuar negative. Situata është ndjekur me vëmendje të vecantë nga Ministria e Shëndetësisë, që ka ngritur që në muajin e parë, task forcën për përgatitjen, parandalimin dhe kontrollin në sfidën e madhe, që është një sfidë që na takon ta përballojmë ne, sipas rekomandimeve të OBSH, duke ndërtuar një strategji me të gjithë hapat në funksion të parandalimit të infeksionit në vendin tonë”, u shpreh Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej numri një i qeverisë tha se karantina do ndërtohet në Durrës, në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes, por shtoi se po mendohet që në disa spitale të ketë dhoma të veçanta që do jenë karantina. Më tej reagoi kundër mediave dhe qytetarëve të cilët kanë folur për koronavirusin. Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shikojnë mediat, por të lexojnë Biblën, Kuranin, të dëgjojnë Papën dhe deklaratat zyrtare të qeverisë.

Harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, 3 raste në Greqi dhe dy raste në Austri, një në Danimakë, një në Norvegji dhe një në Rumani. Ndërsa në Francë ka 17 raste të konfirmuara me koronavirus.Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.747 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Pak më herët kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ndërtohet një karantinë në Durrës. Ai u shpreh se ky virus është një sfidë globale, dhe shtoi se qeveria është e përgatitur ta përballojë këtë situatë në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

(A.B. Dosja.al)

  • 13:11

    Manastirliu për koronavirusin: Kemi marrë të gjitha masat, jemi vend i rrezikuar

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, është shprehur se Shqipëria është e rrezikuar nga koronavirusi dhe nuk jemi vend imun. Manastirliu u shpreh se janë marrë masat dhe kemi të gjithë skenarët për përballimin e koronavirusit të ri.

    Situata në Itali na ka vendosur në një lloj gjendje alerti. Nga ana tjetër dje Greqia ka shfaqur rastet e para. Kemi marrë masat për rritjen e stokut për mbrojtjen e personelit mjekësor i cili është në front të punës dhe është në kontakt. Spitalet janë të pajisura me stokun e nevojshëm për mbrojtjen e tyre. Protokollet mjekësor janë po aq të rëndësishme për t’u ndjekur.

    Me evidentimin e rastit të parë ne vëmë në gatishmëri strukturën në QSUT me një kapacitet prej 80 shtretërish. Ne kemi vendosur kapacitetet e nevojshme për mbrojtjen personale, medikamenteve dhe për sa i përket karantinës. Ne kemi siguruar kushtet për të siguruar përballjen me visurin e ri. Ai ka marrë masat për të gjithë skenarët që mund të përballemi. Duke qenë se ky virus po prek të gjithë vendet probabiliteti është të prekë edhe Shqipërinë. Nuk jemi imun nga sëmundjet infektive”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë.

  • 12:53

    Rama sulmon mediat: Koronavirusi po shoqërohet me infodemi, kanë nxitur panikun

    Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot mediat, duke i akuzuar se po përhapin lajme të rreme për koronavirusin. Në deklaratën e tij nga Komiteti Kombëtar i Sigurisë, ku tregoi masat e marra kundër koronavirusit, kreu i qeverisë tha se media po bën një infodemi.


    “Ende nuk është arritur tek një vaksinë specifike dhe mesa po mendohet kjo do të kërkojë akoma kohë. Është një situatë që ka zënë në befasi të gjithë botën. Përhapja e këtij virusi është e pashmangshme. Po shoqërohet edhe me infodemi. Infodemia ka prekur mbarë botën sipas OBSH dhe në mënyrë të pashmangshme ka prekur edhe Shqipërinë.

    Duke vijuar më tej kryeministri shtoi: Ju sugjeroj të mbyllni televizorët, të fikni telefonat dhe t’i drejtoheni mesazheve të Papa Françeskut apo Kuranit e Biblës se sa të humbisni kohë me lloj- lloj marrëzish e poshtërsish që njerëz me ligësi shpirtërore shpërndajnë duke bërë atë që është çnjerëziore dhe nga pikëpamja profesionale e padobishme.

     Në vendin tonë kjo situatë është shfaqur më shumë se në një formë. Tituj që mbajnë koronavirus dhe vikitmë në titull, por edhe përpjekja individuale e grupeve të caktuara për të nxitur panikun dhe për të prodhuar alarme“, ishte kjo deklarata e Ramës.

  • 12:36

    Rama: Shtëpia e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës do kthehet në karantinë

    Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Sigurisë, ku ka folur për koronavirusin dhe ka thënë se Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës do kthehet në karantinë. Në deklaratën e tij Rama u shpreh se me Organizatën Botërore të Shëndetësisë është siguruar që ajo i plotëson kushtet për të qenë karantinë, në rast se koronavirusi përhapet edhe në vendin tonë.

    Askund nuk bëhet që karantinat të ndërohen në male apo pyje, apo larg zonave të banuara, kjo është një shpikje në vazhdën e ushqyerjes së infodemisë. Kemi përcaktuar shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit ku me OBSH është konstatar se i përmbush standartet”, u shpreh Kryeministri Rama.

Shto Koment