Bota

Mjeku kinez nuk mendohet dy herë, i bën frymëmarrje artificiale 80-vjeçarit me koronavirus

27 Shkurt 2020, 07:27 Nga DOSJA
Mjeku kinez nuk mendohet dy herë, i bën frymëmarrje artificiale

KINË– Koronavirusi është shtrirë pothuajse në të gjithë botën duke bërë që miliona njerëz t’i frikësohen. E ndërkohë që  rregullat e forta nuk do lejonin as prekjen apo qëndrimin afër me njerëzit, për shkak se virusi mund të përhapet shumë lehtë, një mjek kinez nuk e ka menduar dy herë si duket dhe i ka bërë frymëmarrje artificiale një pensionisti i cili ishte i prekur nga Koronavirusi.

Ka qenë doktori Luo Xianke i cili e ka larguar menjëherë maskën nga fytyra dhe ka realizuar frymëmarrjen artificiale tek burri  80-vjeçar. Ky i fundit teksa kishte qenë në një  dyqan kishte pësuar papritmas një atak kardiak në Zhengzhou, Provinca Henan e Kinës qendrore.

Ndërkohë doktori ka deklaruar se ai nuk e ka menduar aspak që mund të infektohej edhe vetë nga koronavirusi.

“Ishte tepër urgjente. E vetmja gjë që po mendoja ishte të veproja sa më shpejt”, ka thënë mjeku i cili ishte gjithashtu jashtë detyrës.

Megjithatë 80-vjeçari pasi u dërgua me urgjencë në spital u shpall i vdekur.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll