Bota

Tragjedi në familje/ Gruaja po dërgonte djalin në spital, mëson se djali tjetër ndërron jetë në aksident

26 Shkurt 2020, 18:15 Nga DOSJA
Tragjedi në familje/ Gruaja po dërgonte djalin në spital,

AUSTRALI– Kellie Simpson nga Brisbane e Australisë, tashmë është e shkatërruar pasi djali i saj ka vdekur si pasojë e një askidenti, ndërkohë që ajo po dërgonte në spital djalin tjetër, i cili dhe ai kishte pësuar aksident dhe ishte në gjendje të rëndë.

Gruaja e cila ishte shtatëzënë, po dërgonte në spital djalin e saj 15 vjeçar Baiely, ndërkohë në të njëjtën kohë merr lajmin tronditës se djali tjetër Liam, kishte ndërruar jetë në momentin që po kthehej nga shkolla për në shtëpi.

Sipas Daily Mail vëllezërit u përfshinë në dy aksidente të ndryshme brenda ditës, vetëm disa kilomentra larg njëra-tjetrës, më datë 21 shkurt, duke lënë familjen të pikëlluar.

 “Liam ishte duke udhëtuar me motorin e tij tip “Skuter” në momentin që është aksidentuar pranë Bulevardin Sinnathamby në Ipswich rreth orës 3.25 të mëngjesit (sipas orës lokale) dhe u përplas me një makinë duke pësuar vdekje të menjëhershme”,- ka njoftuar policia.

Ndërkohë nëna e fëmijëve ka postuar një foto të familjes në llogarinë e saj të  Facebook duke bashkëngjitur mbishkrimin:

“Ne ju duam shumë. Zemrat tona janë të shkatërruar tashmë”,- shkroi Kellie.

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota baiely simson kellie simpson liam simson baiely simson kellie simpson liam simson

Sondazh

Poll

Bota 26 Shkurt 2020, 11:04

Merz, Laschet, Röttgen: CDU para votimit

GJERMANI– Ish-Ministri Federal i Mjedisit, Norbert Röttgen njoftoi javën e kaluar se ai do të jetë kandidat. Pretenduesit e tjerë të shquar fillimisht i mbanin ...